Promocioni ka përfunduar

Sipas kërkesave të Vendimit Nr.196, datë 15/03/2017 të Këshillit të Ministriva “Për Përcaktimin e Mënyrave, të Formave, Kritereve dhe të Rregullave për Organizimin e Lojërave të Fatit, Promocionale”

Kjo rregullore (“Rregullorja”) ka për qëllim të vendosë rregulla të qarta për lojën promocionale dhe pjesëmarrësit në lojën promocionale (“Loja Promocionale”) dhe është e vlefshme për kohëzgjatjen gjatë së cilës do të zhvillohet Loja Promocionale.

Loja promocionale do të lançohet dhe zhvillohet nga data 1 shkurt 2023 ora 00:01 deri më 28 shkurt 2023 ora 23:59 nga Marketing & Distribution shpk, një shoqëri me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, Km 10 Kashar, regjistruar në Regjistrin Tregtar me Vendim Nr.17675, me NIUS J72124001N.

Me anë të kësaj loje Promocionale, Marketing & Distribution ka për qëllim të promovojë produktet që tregton. Territori në të cilën do të zhvillohet Loja Promocionale do të jetë Republika e Shqipërisë.

1. Lloji I Lojës Promocionale

Loja Promocionale është konceptuar si një lojë fati promocionale për blerësit e produkteve Head & Shoulders qe Marketing & Distribution tregton (sipas detajimit në tabelën nr. 1 bashkangjitur rregullores). Për t’u bërë pjesë e shorteut duhet të kryhet një blerje për një nga produktet detajuar në tabelen nr. 2 me vlerë minimale 290 Lekë me TVSH (241.66 Lekë pa TVSH) dhe kuponin tatimor ta regjistrojnë në adresën [www.unezgjedh.al](http://www.unezgjedh.al/) . Gjatë regjistrimit të kuponit tatimor blerësi duhet të japë dhe të dhënat personale (si emër, mbiemër, mosha, adresa, numri i telefonit, adresa e email-it etj). Përzgjedhja e fituesit bëhet me metodën rastësore duke përzgjedhur një fitues nga të gjitha regjistrimet e bëra online.

2. Afatet e pjesëmarrjen në Lojën Promocionale

Platformat online për regjistrim në llotari do të lançohet më 1 shkurt 2023 ora 00:01 deri më 28 shkurt 2023 ora 23:59.

3.Çmimet

Loja do të ketë:

a)1 fitues “Udhetim 1 fundjave çift në Kolashin”me vlere 120’000 lekë me TVSH (100’000 leke pa TVSH)

b)10 fitues “Valixhe Samsonite Carry-on” me vlere 18’142.8 me TVSH (15’119 leke pa TVSH)

Nga pjesmarrja në llotari do të përzgjidhen në total 11 fitues.

Përzgjedhja e fituesve do të bazohet në metodën e përzgjedhjes rastësore.

Marketing & Distribution mund të refuzojë dhënien e çmimeve në rast se konstaton se nuk janë respektuar kushtet e kësaj Rregulloreje, apo në rast se fituesi rezulton i tillë si rezultat i ndonjë parregullsie, truku dhe/ apo mashtrimi.

4. Pritshmëritë për pjesmarrje në Lojën Promocionale

Numri I parashikuar I pjesmarrësve është rreth 1500 konsumatorë.

5. Pjesëmarrja

Mundësia e pjesmarrjes në llotari është e hapur për të gjithë blerësit 18 vjeç e sipër që bëjnë një blerje të produkteve Head & Shoulders me vlere minimale 290 Lekë me TVSH (241.66 Lekë pa TVSH) qe Marketing & Distribution tregton (sipas detajimit ne tabelen nr. 1) në pikat e shitjes në territorin e Shqipërisë dhe regjistrojnë kuponin tatimor gjatë periudhës 1 shkurt 2023 ora 00:01 deri më 28 shkurt 2023 ora 23:59. Nëse emri i përzgjedhur është një i mitur (nën 18 vjeç) atëherë çmimi do t’i jepet prindit/kujdestarit ligjor. Marketing & Distribution nuk do të promovojë pjesëmarrjen e personave të mitur.

Përjashtimi: Bëjnë përjashtim nga pjesmarrja në këtë lojë promocionale:

Punonjësit e Marketing & Distribution dhe familjarët e tyre.

Kushtet për pjesmarrje në llotari:

Të gjithë konsumatorët e interesuar që bëjnë një blerje të produkteve Head & Shoulders (sipas tabeles nr.1, brendi _P&G-HS)_me vlerë 290 Lekë me TVSH (241.66 Lekë pa TVSH) gjatë periudhës 1 shkurt 2023 ora 00:01 deri më 28 shkurt 2023 ora 23:59, dhe regjistrojnë kuponin tatimor në faqen zyrtare të internetit të organizatorit [www.unezgjedh.al](http://www.unezgjedh.al/) behen pjese per te fituar 1 “Udhetim cift, findjave ne Kolashin” ose 1 nga 10 valixhet Samsonite Çdo kupon i regjistruar bëhet pjesë në përzgjedhjen për të fituar 1 “Udhetim cift, fundjave ne Kolashin” ose 1 nga 10 valixhet Samsonite Carry-on.

Me regjistrimin online, konsumatori jep miratimin e tij për përfshirjen në këtë lojë duke pranuar automatikisht rregullat dhe mekanizmat e saj.

Regjistrimi

Çdo konsumator që kryen një blerje sipas kushteve të përcaktuar në pikën 5 më lart, bëhet pjesë e Lojës Promocionale. Për çdo kupon tatimor të regjistruar, aq herë regjistrohet pjesmarrja në shorte.

6. Regjistrimi në Lojën Promocionale

Çdo konsumator që plotëson kushtet e pjesmarrjes si më sipër do të marrë pjesë në përzgjedhjen finale.

7. Përzgjedhja e fituesve

Përzgjedhja do të bëhet në mënyrë rastësore nga nje program kompjuterik sipas ne date 9 mars 2023 në zyrat e Marketing & Distribution ora 11:00. Te gjitha aplikimet pjesmarrese rregjistrohen ne databazen e programit te “Panelit te Administrimit” te platformes http://unezgjedh.al/ te krijuar nga inxhinieri IT te kompanise. Paneli i administrimit per keto platforma mundeson afishimin e te gjitha aplikimeve te regjistruara ne format “.CSV”. Çdo aplikim perfaqesohet nga nje numer unik identifikimi. Per perzgjedhjen e fituesve, ne platformen e administrimit http://unezgjedh.al/ ngarkohet databaza ne format “.CSV” me te dhenat e aplikuesve qe kane plotesuar kriteret e permendura ne piken 5 te rregullores, percaktohet numri i fituesve qe duam te perzgjedhim dhe shtypim butonin “Extract Winners”. Perzgjedhja e emrave fitues behet ne menyre rastesore nga programi kompjuterik ku elementi baze per aplikimin e funksioneve merret ID e cdo aplikimi nga lista ne format “CSV” e ngarkuar ne sistem. I gjithe procesi kryhet ne prani te nje perfaqesuesi te autorizuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes se Lojrave te Fatit, nje perfaqesuesi te autorizuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tirane, si dhe perfaqesues te tjere nga stafi i Marketing & Distribution Sh.p.k.

Autoriteti I Mbikqyrjes se Lojrave te Fatit si dhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tirane do te njoftohen me shkrim per daten, oren dhe vendin kur do te zhvillohet shorteu dhe do te ndahen çmimet. Ne rast se subjekti ka kryer njoftimin si me lart, por perfaqesuesi_t e autorizuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes se Lojrave te Fatit dhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tirane nuk paraqitet_n personalisht ne daten, oren dhe vendin ku do te zhvillohet shorteu, atehere Subjekti do te vijoje zhvillimin e shorteut dhe ndarjen e çmimeve. Megjithate ne kete rast Subjekti do te informoje titullarin/et e organeve perkatese per zhvillimin e shorteut dhe ndarjen e çmimeve.

Nga programi kompjuterik do te perzgjidhen gjithashtu edhe 5 lojtare rezerve te cilet do te kontaktohen ne rast se nje nga fituesit nuk perfundon procesin e regjistrimit sipas pikes 9 te kesaj rregulloreje. Mbasi perzgjidhen fituesit ne menyre rastesore nga programi kompjuterik, personat e perzgjedhur do te njoftohen nepermjet nje SMS ose telefonate rreth llotarise dhe cmimit te fituar si edhe percaktohet procedura e regjsitrimit si fitues duke lene nje orar dhe afat ku I perzgjedhuri duhet te paraqitet per te perfunduar proceduren e llotarise.

Ne perfundim te perzgjedhjes do te mbahen dhe Proces Verbalet perkatese.

8. Njoftimi I fituesit

Marketing & Distribution do të njoftojë fituesin pas proçesit të përzgjedhjes me anë të një SMS ose telefonate në numrin e telefonit të mundësuar në momentin e regjistrimit online.

Fitues shpallet konsumatori i cili identifikohet nëpërmjet nje mjeti identifikimi dhe të dhënat korespondojnë me të dhënat regjistruar online.

9. Regjistrimi I Fituesit

Fituesi I përzgjedhur duhet të paraqitet në ditën, orarin dhe vendin që do i komunikohet nga Marketing & Distribution për tu regjistruar si fitues dhe të marrë në dorëzim dhuratën.

Ne rast te dorezimi do te kerkohet te behet nepermjet Postes Shqiptare personat duhet te vene ne dispozicion dokumentat dhe te dhenat e nevojshme per regjistrim: karte identiteti ose pasaporte te vlefshme. Ne te kundert, ne rast mosparaqitje apo mungese dergimi te dokumentacionit konsumatori i perzgjedhur fitues do te humbase cmimin e fituar.

Shperndarja e cmimeve per fituesit do te kryehet brenda 20 diteve qe nga momenti i venies ne dispozicion i dokumentave te kerkuar. Dokumentacioni i kerkuar duhet te vihet ne dispozicion organizatorit brenda 10 diteve nga momenti i dhenies se njoftimit. Çmimet do te terhiqen prane selise se shoqerise Marketing & Distribution ne adresen Autostrada Tirane-Durres, km 10, Kashar, Tirane ose nepermjet sherbimit postar percaktuar me siper. Per te terhequr dhuraten fituesi duhet te paraqese dokumentin identifikues, karte identiteti ose pasaporte te vlefshme.

Në rast se fituesi për arsye te ndryshme nuk respekton procedurat e regjsitrimit si fitues atehere do te kontaktohet lojtari i pare rezerve. Per fituesin rezerve do te ndiqet e njeta procedure si me siper. Ky proçes vazhdon deri ne dorezimin e dhuratave.

10. Përjashtim nga përgjegjësia

Marketing & Distribution nuk do të jetë përgjegjës për fituesin i cili nuk ka dokumentat e nevojshme, dhe/apo nuk regjistriohet sipas proçedurës së regjistrimit në paragrafin “Regjistrimi i Fituesve” më sipër.

11. Ruajtja e dokumentacionit

Çdo konsumator pjesmarrës në këtë Lojë Fati Promocionale pranon shprehimisht se Marketing & Distribution mund të përpunojë të dhënat e tyre personale sipas kësaj Rregulloreje për qëllime të kësaj Loje Fati Promocionale dhe për çdo qëllim tjetër të ligjshëm të Marketing & Distribution sipas ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

I gjithë dokumentacioni i Lojës Promocionale, qoftë ky elektronik apo fizik (mënyra e zhvillit, numri i pjesmarrësve, çmimet e shpërndara, emrat dhe adresat e fituesve) do të ruhen për një periudhë jo më pak se 6 (gjashtë) vjet.

12. Publiciteti

Komunikimi i Lojës Promocionale do të bëhet në pikat e shitjes nëpermejt reklamimit me postera, banera, totem, dhe ekspozitorëve.

Marketing & Distribution rezervon të drejtën për të publikuar informacion në lidhje me fituesit. Në rast se kjo nuk është e pranueshme, fituesit duhet të njoftojnë paraprakisht me shkrim Marketing & Distribution , në momentin kur lajmërohen se janë fitues.

13. Forca madhore

Loja Promocionale mund të ndërpritet vetëm në rastin e rrethanave për të cilat Marketing & Distribution nuk është përgjegjëse, dmth., që nuk mund parandalohen, riparohen apo shmangen dhe në rast të ndonje urdhërimi sipas ligjeve në fuqi nga autoritetet shtetërore. Njoftimi për ndërprerjen e dhe çdo njoftimi tjetër i rëndësishëm në lidhje me lojën promocionale do të afishohet në pikën e shitjes ku ishte planifikuar te zhvillohej fushata promovuese.

14. Zgjidhja e mosmarreveshjeve

Në rast mosmarrëveshjes organi kompetent për zgjidhjen e tyre do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Merret e mirëqënë që të gjithë pjesmarrësit në këtë lojë promocionale të kenë lexuar dhe pranuar kushtet e mësipërme.